Karlo Ançeloti ka vetëm një kusht për Flrorentino Perezin
Real Madrid është në mes të mes të merkatos së verës dhe po përpiqet të forcojë më tej skuadrën e Karlo Ançelotit në çdo repart, përfshirë edhe në anën e majtë të francezit. Por pavarësisht nga operacioni Alfonso Dejvis, trajneri italian ka vënë një kusht të veçantë.
Një rinovim mbi të gjitha. Karlo Ançeloti nuk është një trajner që është shumë i prirë të bëjë kërkesa, ai përshtatet me atë që ka, shkruan “AS”, dhe këtë e ka treguar gjithmonë gjatë viteve, por një peticion i qartë drejtuar drejtuesve të Realit ka qenë për rinovimin e detyrueshëm të Mendi-t.
Për trajnerin italian, mbrojtësi i majtë 29-vjeçar është thelbësor, për këtë arsye tashmë janë bërë kontaktet e para për rinovimin, me kontratën a aktuale që skadon në vitin 2025.
Çështja Alfonso Dejvisit mbetet e hapur: sipas shtypit spanjoll, situata e tij nuk do të sqarohet deri në fund të korrikut. Afat që Bajern Munihu dhe kanadezi kanë rënë dakord për të sqaruar të gjitha paqartësitë dhe për të kuptuar nëse një rinovim i kontratës është i mundur. Përndryshe, klubi gjerman mund të përfundojë duke e nxjerrë në shitje lojtarin.