“Kam hek 15 vjet me i bo letrat gjermane, Fatoni ma vjedhi pasaporten” – Me tesha të punës, Artan Hajrizi rrëfehet nga stacioni policor në Gjermani
Artan Hajrizi, i kërkuari nga autoritete serbe për vrasjen oficerit policor në Serbi është lajmëruar nga stacioni policor në Gjermani. Gjatë një prononcimi ekskluziv për Gazetën Insajderi, i dyshuari Artan Hajrizi ka deklaurar se nuk është fajtor për vrasjen që po akuzohet nga autoreitet serbe.
Ndonëse, pasaporta dhe një dokument gjerman janë gjetur nga policia serbe në vendin e krimit me emrin e Artan Hajrizit, ai thotë se dokumentet identifikuese ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi i cili ndodhet në arrati.
Artani akuzon vëllain e tij se i ka vjedhur dokumentet dhe distancohet nga ai dhe të bëmat e tij.
“Dokumentet mi ka vjedh. Ka ardh te unë me nejt me do shokë. Ka nejt të unë 2 orë. Kjo ka ndodh para dy dite”, tha ai.
Tutje, ai thotë se Fatoni nuk është i dëgjueshëm. Nuk e ka dëgjuar as nënën e as babain, thotë Artani.
“Fatoni s’e ngon as nanën, as babën, as vëllzanin, njo na ka dal haram, s’jem na kësi familje. Ja ka qit ai terezinë. Le ti grah ai qysh te donë. Mbështetje prej familjes nuk ka”, ka deklaruar ai.
Ai tregon se si ka hekur 15 vite për të punuar e për të marrë dokumente gjermane.
“Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Nuk kam qenë në dijeni që mi ka marr dokumentet. Se dokumentet e Gjermanisë nuk ja dho kurrkujt. Kam hek 15 vjet me i bo edhe me i prish për një ditë atë se boj. Nuk e kom bo kurrë as nuk e boj”.
Intervista e plotë: