Alvaro Morata, futbollisti më i vlefshëm në historinë e futbollit spanjoll
Sulmuesi Alvaro Morata, ka kryer ekzaminimet mjekësore, ku së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi. Një tjetër transferim në karrierën e tij, e bwn atë të arrijë një rekord historik për futbollin spanjoll dhe që nuk ka gjasa të mposhtet në vitet e ardhshme. Transferimi i sulmuesit te Milani për 13 milionë euro i shtohet shumave të shpenzuara për lojtarin tashmë gjatë karrierës së tij. Morata në fakt ka veshur fanellat e Real Madridit, Juventusit, Çellsi dhe Atletiko Madridi, duke lëvizur një shumë mbresëlënëse parash.
Operacione të cilat i shtohen shifrës faraonike prej 217 milionë eurosh, që e bëjnë lojtarin e lindur në vitin 1992, futbollistin më të vlefshëm në historinë e futbollit spanjoll. Në vend të dytë është një tjetër protagonist absolut i Kampionatit Europian siç është Mark Kkurelja i Çellsit, por shumë prapa me 101 milionë euro. Në renditjen e përgjithshme të futbollistëve që kanë lëvizur më shumë para gjatë karrierës së tyre, Alvaro Morata renditet në vendin e pestë.
Spanjolli është në fakt vetëm pas përbindëshave si Nejmar (400 milionë euro), Romelu Lukaku (339 milionë euro), Kristiano Ronaldo (247 milionë euro) dhe Ousmane Dembele (220 milionë euro).
Një renditje që mund të përditësohet me transferimin e mundshëm të Lukakut te Napoli, i cili kështu do t’i afrohej edhe më shumë vendit të parë.