Osmani: Na mungoi agresiviteti, posaqërish në pejsën e parë
Skuadra e Struga Trim Lum pësoi disfatë edhe në takimin e dytë me Sllovan Bratisllava-n dhe me rezultat të përgjithshëm 3-6 mbylli eliminatoret në Ligën e Kampionëve. Struga Trim Lum vijojmë garat në Ligën e Konferencës, përball Pjunikut në kuadër të turit të dytë eliminatorë.
Mungesa e agresivitetit, por edhe qasja e gabuar në fillim të ndeshjes, ishin nga arsyet kryesore për disfatën ndaj Sllovan Bratisllava në Ohër.
“Fillimisht hyrja në lojë ishte e gabueshme, nuk ishim të qartë në pozicionimet tona, që do bënte ta kërkojmë lojën një me një, mendoj se edhe prej atij gabimi, pësuam edhe golin e parë, ndërkohë prej atij aksioni ku nuk i mbuluam mirë vijat e mesit të kundërshtarit, erdhi edhe goli i dytë, që na ndëshkoi rëndë”, u shpreh fillimisht trajneri Qatip Osmani, duke pranuar se sot ekipit i mungoi agresiviteti në fushë, por edhe disa elemente tjera, në të cilat skuadra jonë çaloi.
“Na mungoi agresiviteti në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë, ku Sllovan Bratisllava, si në duele ishte edhe më e shpejtë edhe më agresive, nuk i di statistikat, por edhe në dy luftimet ata ishin bindshëm më të mirë se ne, ashtu që mendoj se kjo është edhe arsyeja pse e humbën ndeshjen, ndërkohë ekipit të Sllovanit i uroj suksese në ndeshjet e mëtutjeshme.” – tha trajneri ynë Qatip Osmani në Konferencën për shtyp të organizuar me gazetarët menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Rrugëtimi european i Struga Trim Lum vazhdon në Ligën e Konferencës dhe në kuadër të turit të dytë, do të përballet me përfaqësuesin armen të Pjunik. Ndeshjen e pare, Striga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas më 25 korrik, ndërsa atë kthyese me 1 gusht, në terren mysafir.