Zjarrfikësit e Velesit evitojnë tragjedinë – Zjarri ndalohet pranë depozitave të gazit
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, është evituar një tragjedi e madhe në rrethin e ish Porcelankës së Velesit. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, zjarri u ndal vetëm njëqind metra larg tankeve dhe një magazine me më shumë se 80 tonë gaz, duke shmangur një katastrofë të mundshme.
Drejtori Stojançe Angellov deklaroi se zjarrfikësit e Manastirit, me mbështetjen e kanaderit kroat dhe dy air tractor të DMSH-së, kanë shuar plotësisht edhe zjarrin që po i kanosej Pelisterit.
Ky reagim i shpejtë ka qenë vendimtar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.