Sulmuesi anglez pritet me protesta të tifozëve të Marsejës
Mejson Grinvud është rikthyer nga eksperienca e mirë te Getafe me 10 gola dhe 6 asiste të cilat e kanë bërë një nga lojtarët e momentit në merkato, të paktën deri dje, ditën e nënshkrimit te Marseille e De Zerbi-t.
Marrëveshja u mbyll në bazë të 35 milionë eurove dhe një klauzolë për rishitjen e ardhshme të lojtarit të barabartë me 50% të një oferte të mundshme në të ardhmen. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. Deri më tani gjithçka është normale, praktikë e rregullt në merkato, por ajo që duhet theksuar në këtë rast është revolta sociale e tifozëve të klubit francez.
E kaluara e Grinvudit nuk është rozë dhe sjellja e tmerrshme e anglezit ndaj ish-partneres së tij ka bërë që shumica e tifozëve të mos e presin mirë, shumë prej të cilëve nuk janë aspak dakord me një blerje të tillë, duke e cilësuar atë si “momentin më imoral” në të gjithë historinë e klubit.
“Ka gjëra shumë më të rëndësishme se futbolli… dhe respekti për gratë është një prej tyre!” ka shkruar një tifoz tjetër.