Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut
Analiza e fundit e Entit Shtetëror të Statistikave “Maqedonia në shifra” zbulon se numri i lopëve për kokë mnë vend ka rënë në 149 mijë krerë, nga 238 mijë krerë të dikurshëm të numëruar në vitin 2013.
Është interesante të theksohet se megjithëse numri i tyre u rrit në vitet e kaluara, në vitin 2023 ai ra ndjeshëm. Siç tregojnë shifrat, në vitin 2018 në Maqedoni ka pasur 256 mijë krerë gjedhe, përcjell INA.
Në rastin e deleve humbjet nuk janë aq të mëdha, por në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar. Në vitin 2013 janë numëruar 732 mijë dele, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ka rënë në 587 mijë.
Vetëm në rastin e derrave ka tendenca pozitive, sepse numri i derrave është në rritje. Nga 167 mijë krerë të numëruar në vitin 2013, numri i tyre u rrit në 193 mijë krerë gjatë vitit të kaluar. (INA)