
Telefoni ra në një kafaz me majmunë dhe lëvizja e njërës prej kafshëve befasoi njerëzit
Vizitorët e një kopshti zoologjik në Kinë u mahnitën nga reagimi i një shimpanzeje, të quajtur Dongdong, pasi një burri i ra telefonin në kafaz.
Kafsha e kapi menjëherë pajisjen dhe të gjithë menduan se do ta “vidhte”, por më pas ndodhi një kthesë e madhe.
Për habinë e të gjithëve, kafsha vendosi telefonin në shportë – i cili ndërkohë ishte ulur në kafaz – dhe më pas u dha sinjal se mund ta merrnin.
Kjo shkaktoi kënaqësinë e vizitorëve, por edhe të miliona përdoruesve të rrjeteve sociale. /Telegrafi/