Megjithëse Madonna ka 780 milionë euro pasuri, djali i saj bën një jetë modeste si mësues kitare dhe thotë se mezi e siguron ushqimin për të ngrënë
AA
David Banda, djali 18-vjeçar i Madonnas, ka zbuluar se po jeton një jetë modeste në New York City. Ai ndan kohën e tij duke dhënë mësime kitare dhe duke kërkuar ushqim për të mbijetuar, duke e përshkruar këtë si një pjesë të këndshme të rinisë së tij.
Banda, i cili është në një lidhje me modelen në ngritje Maria Atuesta, 21 vjeçare, ka lëvizur nga shtëpia e nënës së tij dhe tani jeton në Bronx të New Yorkut. Ai shprehet se i pëlqen të jetojë vetë, duke theksuar se kjo përvojë është emocionuese dhe e rëndësishme për të, shrkuan DailyMail.
“Është e mrekullueshme të përjetosh momentet kur është nëntë e mbrëmjes, ndihesh i uritur dhe e kupton që nuk ke mjaftueshëm para për të blerë ushqim”, thotë ai, duke e përshkruar këtë si një pjesë të këndshme të jetës së rinisë.
Për të fituar të ardhura shtesë, David ofron mësime kitare online dhe nxënësit e mundshëm mund të rezervojnë mësime përmes faqes së tij në Instagram, e cila ka afërsisht 52 mijë ndjekës.
David ka shoqëruar nënën e tij në turneun “Celebration Tour” dhe ka luajtur në kitarë në skenë gjatë performancave të saj. Në vitin 2022, Madonna kishte thënë lëvdata për Davidin gjatë një intervistë në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, duke e përshkruar atë si një ndihmës të madh në jetën e saj artistike.
Megjithatë, ajo është përpjekur të ndihmojë dhe mbështesë fëmijët e saj gjatë një krize shëndetësore që e kaloi vitin e kaluar, duke theksuar se fëmijët e saj ishin aty për të gjatë gjithë kohës.
Madonna është nënë e katër fëmijëve të tjerë, përfshirë Lourdes Leon, 27 vjeçare, dhe Rocco, 23 vjeçe. Ajo gjithashtu ka adoptuar Davidin, Mercy, 18 vjeç, dhe binjakët Stella dhe Estere, 11 vjeç.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, David ka konfirmuar se nëna e tij ka një romancë të re, por nuk ka zbuluar emrin e personit të ri në jetën e saj.




Taravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me
Arben Taravari konsideron se kryeministri Hristijan Mickoski ka humbur një moment të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë pas
“Maqedonia 73 vite, shqiptarët 3000 vite” – deklarata
Një deklaratë e bërë disa vite më parë po rikthehet në qarkullim në rrjetet sociale, duke hapur sërish debat për
680 kilogramë kanabis konfiskohen në Maqedoni. Këta janë
Policia ka zbuluar një plantacion ilegal me kanabis në zonën e fshatit Sekirnik, në rrethinën e Strumicës, ku janë konfiskuar