Tjetër trofe për sulmuesin e Man. Sitin, Erling Haland
Sezoni i ri nuk ka nisur mirë, por është ai shkuar që i jep një tjetër çmim, “vikingut”, Erling Haland. Sulmuesi i Man. Siti është shpallur “lojtari më i mirë në botë i Vitit 2023” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Meritë për vlerësim ka pikërisht edicioni i kaluar, ku norvegjezi fitoi gjithçka në rolin e protagonistit.
Haaland triumfoi me Man.Siti në Angli, ku fitoi titullin kampion dhe FA Cup, ndërsa fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe së fundmi edhe Botërorin e Klubeve. Ai realizoi 52 gola në 53 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet e sezonit të kaluar. Të gjitha këto e kanë vlerësuar me 209 pikë, ndërsa ka lënë pas me një diferencë të madhe dy rivalët e tij të zakonshëm në këtë vit, Kilian Mbape dhe Lionel Mesi.
Po me këta kundërshtarë, Haland ishte në garë për “Topin e Artë”, ndërsa më 15 janar do të diskutojë trofeun e “FIFA The Best”. Ndërkohë, me vlerësimin e fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, sulmuesi i Man. Siti pason polakun, Robert Levvndovskin dhe Lionel Mesin, që kishin fituar në dy edicionet e fundit.