Këngëtarja e njohur rumune publikon një këngë në gjuhën shqipe
AA
Këngëtarja rumune Andreea Vilcan ka publikuar këngën e parë origjinale të saj në gjuhën shqipe të titulluar “Nuk e di”.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Vilcan ka thënë se këngën e ka bërë me ekipin e saj rumun, por e ka ndihmuar edhe një shoqja e saj shqiptare për pjesën e gjuhës.
Ajo tha gjithashtu se klipi i këngës është xhiruar në Rumani, megjithëse shtoi se ishte “penduar” që nuk e kishte xhiruar në Shqipëri gjatë kohës që ishte me pushime në vendin tonë.
“Publikimi i këngës shkoi shumë mirë, iu pëlqeu? Tashmë është shoqja ime nga Kosova Arbenita që më ndihmon herë pas here në gjuhën shqipe, që i shikon, i shkruan dhe i bëjmë së bashku. Sa i përket kompozimit të këngës e banë ekipi i saj nga Rumania. Kënga është xhiruar në Rumani. Këtë verë isha me pushime në Shqipëri dhe mund ta kisha xhiruar atje”, tha Vilcan.
Konjufca nga Haga para verdiktit: Presim vetëm aktgjykimin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit në rastin ndaj ish-krerëve të
Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës –
Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Nazmi ka dalë jashtë Gjykatës Speciale. Sipas informacioneve direkt nga Haga, i njëjti nuk po
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale. Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me burg