Këshilltarja komunale e Çairit Sevim Hoxha i bashkohet Besës
Këshilltarja komunale në Çair nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Sevim Hoxha i është bashkuar Lëvizja BESA.
Hoxha, është profesoreshë e gjuhës angleze, ndërsa me hapin e saj për tiu bashkuar Lëvizjes BESA do të fuqizoj zërin e gruas në shoqëri, njoftojnë nga partia.
“Të gjithë profesionistët, aktivistët e shumë figura me potencial në vendin tonë gjithnjë e më shumë e gjejnë veten të motivuar të kyçen në radhët tona, dhe një nga sukseset më të mëdha është mirëpritja e tyre dhe inkuadrimi në proceset politike”, kanë njoftuar nga Lëvizja BESA.