Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr
AA
Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë.
Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.
Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq.
Mes tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.
Krijuesja e hitit “In the name of love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.
“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.
Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit pasi kanë edhe një aheng familjar.
Rrënjët që nuk shlyhen: Si u prit kryetari
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, po qëndron në Bursa të Turqisë, ku po zhvillon një vizitë disa ditore
Herolinda Ramadani, shqiptarja e përzgjedhur mes 200 mijë
Shqiptarja përzgjidhet mes 200 mijë aplikantëve, fiton bursën shtetërore turke për Master Shqiptarja Herolinda Ramadani është përfituese e bursës shtetërore
BDI: Haga nuk mund ta tjetërsojë historinë e
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka diskutuar zhvillimet politike në vend, forcimin