Çifti nga Kuvajti divorcohet vetëm tre minuta pasi u shpallën burrë e grua, arsyeja do iu bëjë të qeshni
Një çift u divorcua vetëm tre minuta pasi u shpallën burrë e grua pasi dhëndri e ofendoi nusen teksa po largoheshin nga ceremonia e martesës.
Siç raportohet, dhëndri e quajti nusen budallaqe sepse ajo u rrëzua.
Kur nusja e dëgjoi, u zemërua dhe kërkoi divorcin.
Kjo thuhet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e kombit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
“Një martesë pa respekt është e dështuar që në fillim”, tha një përdorues.
Ndryshe, në vitin 2004, një çift në Mbretërinë e Bashkuar bëri kërkesë për divorc pas vetëm 90 minutash martesë.
Më shumë se një orë pasi Scott McKie dhe Victoria Anderson shkëmbyen betime në zyrën e regjistrimit të Stockport në Greater Manchester, marrëdhënia e tyre përfundoi, pasi nusja u zemërua nga dollia e të shoqit për shoqërueset e saj. /Telegrafi/