Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet
Qeveria e re do të shtrejtoj çmimet në objektet dhe restorantet brenda saj dhe institucioneve tjera, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Shërbime të Përbashkëta Qeveritare (SHQÇPP), Ivica Tomovski. Me këtë në restorantet brenda Qeverisë, apo institucioneve tjera, por edhe Kuvendit do të shtrenjtojnë çmimet për 50%., përcjell INA.
Me këtë nuk ka më supë pule për 60 denarë, omletë 80 denarë, sallata nga 30 denarë, ramstek 280 denarë, oriz dhe fasule për 35 denarë dhe ushqime tjera me çmime të leverdishme, që nuk mund të gjesh në asnjë restorant jashtë këtyre hapësirave zyrtare.
“Në periudhën e kaluar, publiku shpesh me të drejtë i kushtonte vëmendje çmimeve të ulëta dhe jo të tregut me të cilat përdoreshin shërbimet e kateringut të Shërbimit Qeveritar për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHQÇPP). Në debate të tilla u apostrofua veçanërisht restoranti parlamentar dhe ai qeveritar, ku çmimet e shërbimeve dhe produkteve ishin dukshëm më të ulëta se ato të tregut të lirë në dispozicion të qytetarëve. Duke dalë në vazhdën e këtyre vërejtjeve të justifikuara shumëvjeçare, si dhe në funksion të racionalizimit të mëtejshëm, me propozimin tim si drejtore, Qeveria dje njëzëri miratoi një vendim fillestar për rritjen e çmimeve të shërbimeve katering me 50%. Një rritje e tillë e çmimeve nuk është e tepërt duke pasur parasysh se më parë çmimet ishin dukshëm më të ulëta në krahasim me tregun privat”, njoftoi Tomovski.(INA)