Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre
Përdoruesit e Instagramit u bënë për të qeshur nga një video e adhurueshme e retrieverit të artë Beaue dhe djalit Frankie.
Gjegjësisht, prindërit e djalit shpërndanë një video në profilin e Instagramit të kafshës së tyre shtëpiake në të cilën zbuluan fajtorin e adhurueshëm pas lodrave të qenve të lënë pas në dhomën e lojërave të rrethuar të djalit të tyre të vogël.
Siç treguan në video, ata shpesh gjenin lodrat e qenit të tyre në dhomën ku po luante Frankie, por nuk e kishin idenë se si përfunduan atje.
Mirëpo, më pas zbuluan se kush ishte “fajtori”.
Beau i adhurueshëm donte të luante me djalin, por ai nuk mundi t’i afrohej dhe filloi t’i linte lodrat e tij.
Videoja e ëmbël gëzoi përdoruesit e Instagramit dhe u bë virale me 20.2 milionë shikime. /Telegrafi/
View this post on Instagram