
The Kardashians rikthehet me një sezon të ri
AA
“Reality show” i famshëm “The Kardashians” do të vazhdojë sërish në Hulu për një sezon të gjashtë me plot 20 episode të reja. Sezoni i pestë u shfaq premierë më 23 maj dhe sipas Disney-t, ai mblodhi 3.9 milionë shikime në mbarë botën në katër ditët e para, në Hulu, Disney+ dhe Star+, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo shënon premierën më të suksesshme të një serie pa skenar këtë vit në të gjitha platformat e transmetimit të Disney. Shfaqja gjithashtu arriti të ketë debutimin e dytë më të vlerësuar pas serialit “Shōgun” i cili theu të gjitha rekordet dhe zuri vendin e parë në të gjitha premierat e serialeve General Entertainment.
Edhe pse reality show Kardashian-Jenner është zyrtarisht në sezonin e tij të 5-të, siç theksoi Kris Jenner në episodin premierë, seriali është në fakt në sezonin e tij të 25-të. Familja e famshme debutoi në Hulu në vitin 2022, por më parë njiheshin me emrin “Keeping Up with the Kardashians” nga 2007 deri në 2021.
Producenti britanik Ben Winston, fitues i çmimit Emmy dhe shumë i nominuar, është producent ekzekutiv së bashku me Emma Conway, Elizabeth Jones dhe Kardashian-Jenners ndër të tjera
KSHPK: Vetëm 42% e institucioneve dorëzuan të dhëna
KSHPK publikoi Regjistrin e Automjeteve Zyrtare në faqen e saj të internetit, si një detyrim ligjor sipas Kodit Zgjedhor, përcjell
Gjykata Penale: Aktakuza për tragjedinë e Koçanit do
Aktakuza për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan do të vlerësohet deri në fund të javës, njoftoi Gjykata
Isamedin Azizi: Është momenti që shqiptarët ta fitojnë
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Butelit, prof. dr. Isamedin Azizi, ka dhënë mesazhin e