Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Qytetarët po ikin, Gara: Për tri ditë kaluan 32 mijë udhëtarë përmes Aeroportit
Kosovë

Qytetarët po ikin, Gara: Për tri ditë kaluan 32 mijë udhëtarë përmes Aeroportit

January 4, 2024

AA

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë vetëm në tri ditët e para që pas liberalizimit të vizave kanë udhëtuar afër 32 mijë qytetarë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i duhëtarëve është rritur për mbi 10 mijë. Kështu ka thënë zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Gara ka thënë se për këto tri ditë, janë realizuar 212 fluturime, me një mesatare rreth 70 fluturime në ditë.

“Nga data 1 janar deri më 3 janar, kanë kaluar dikund rreth 31 mijë udhëtarë vajtje-ardhje. Nëse e krahasojmë të njëjtën periudhë me tri ditët e para të vitit 2023, kemi dikund mbi 10 mijë udhëtarë më shumë se sa vitin e kaluar, mirëpo ky është një trend i cili vazhdimisht ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke pasur parasysh se çdo vit kemi pasur rritje të numrit të udhëtarëve si në vajtje po ashtu edhe në ardhje”, ka thënë Gara.

“Për këto tri ditë, një mesatare në ditë ka qenë dikund rreth 70 fluturime në ditë, ndërkaq për tri ditë janë gjithsej 212 fluturime të cilat janë realizuar. Presim që të kemi edhe shtim të numrit të fluturimeve, po ashtu kemi edhe tri destinacione të reja të cilat i janë shtuar Aeroportit të Prishtinës për vitin 2024, mirëpo akoma nuk kanë filluar”, u shpreh Gara, teksa e pranon që në rritjen e numrit të udhëtarëve ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave.

“Edhe liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë rritje të numrit të udhëtarëve, mirëpo duhet pasur parasysh që tani jemi në periudhën kur pika e sezonit dimëror, jemi në periudhën pas festave ku për festa vijnë shumë bashkatdhetarë që festojnë në familjet e tyre, prandaj është herët që të dalim me një vlerësim të tillë që liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë trend të rritjes”, u shpreh tutje ajo për EO.

Gara e ka quajtur të suksesshëm vitin 2023 për Aeroportin e Prishtinës, pasi gjatë vitit të kaluar kanë kaluar mbi 3.4 milionë udhëtarë.

“Vitin 2023 e kemi përmbyllur me një shifër mbi 3.4 milionë udhëtarë, ndërkaq edhe në vitin 2024 presim që të kemi një rritje të vazhdueshme jo vetëm për shkak të liberalizimit të vizave mirëpo edhe për shkak të vizitave të shpeshta të bashkatdhetarëve tanë”, deklaroi Gara.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.