U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal
AA
Thashethemet filluan pasi ajo u pa në një video në Instagram duke u ulur në prehrin e një djali tjetër.
Kjo pason një moment romantik të fundit që ata ndanë në fushën e Berlinit pas fitores së Spanjës në Euro 2024.
Që atëherë, ata kanë udhëtuar së bashku në Milano dhe Greqi.
Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, ylli 17-vjeçar i Barcelonës e ka larguar nga ndjekësit në Instagram.
Si kundërpërgjigje, Alex e ka bërë gjithashtu ‘unfollow’ dhe ka hequr të gjitha postimet që kanë të bëjnë me të.
Videoja e Padillas duke u ulur në prehrin e një djali tjetër u bë virale vetëm për një kohë të shkurtër.
Ajo mes tjerash ka reaguar edhe për akuzat duke i hedhur poshtë të gjitha këto.
“Alex, nuk po mund të besoj se e ke tradhtuar Lamine dhe kam prova”, ka shkruar një ndjekës.
Dhe, ajo u përgjigj: “Nuk e kam tradhtuar askënd”.
“Nuk do të mund ta bëja kurrë këtë”, theksoi mes tjerash ajo.
Alex mori vëmendje të madhe dhe u përfol si e dashura e Lamine në Kampionat Evropian.
Full video of Alex Padilla cheating on Lamine yamal 😭😭 pic.twitter.com/7Wy7UN6EMz
— Yamal is the Goat (@Fcb_miji) July 28, 2024
Lamine Yamal’s girlfriend denies cheating allegations pic.twitter.com/j0kXaTlZiW
— GhanaBallers (@Ghanaballers) July 29, 2024
IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në
Moti me diell me paqëndrueshmëri të rastit gjatë këtyre ditëve po shndërrohet shpejt në një valë ekstreme të nxehti që
Pak kohë para shpalljes së vendimit, Gruda viziton
Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë ku po mbahet në paraburgim.