Detaje nga përleshja në Pejë ku dyshohet se i përfshirë ishte edhe Noizy
AA
Dy persona dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga grupi i reperit Noizy.
Marketing
Ngjarja ka ndodhur në një klub të natës në Pejë, në orët e para të së mërkurës.
Si pasojë viktimat ishin dërguar në spitalin rajonal ku edhe kanë marrë trajtim.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se nga hetimet preliminare të policisë dyshohet se edhe këngëtari ka qenë i përfshirë në këtë incident.
“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive janë duke bërë hetime, duke grumbulluar prova në mënyrë që të identifikohen të gjithë personat dhe të njëjtit të paraqiten tek organet hetuese për t’u përgjigjur për përgjegjësinë penale që kanë për këtë çështje”, tha Nikçi për Klan Kosova./ Klankosova.tv
Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga
Deputeti i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, i cili është me prejardhje nga Mitrovica, ka reaguar pas dënimit të 4-shes së
“Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj”, Grenell
Emisari ameirkan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është
Serwer: Evropa dhe Amerika të ndihen të turpëruara,
Daniel Serwer, profesor universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vëzhgues i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se