Grabitet shtëpia e Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles
AA
Hajdutët grabitën shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles.
Hajdutët thyen xhamin dhe hynë në pronën e tyre, raporton TMZ.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës teksa çifti ndodhej jashtë qytetit dhe alarmi i shkaktuar nga xhamat e thyer nuk ka mjaftuar për të ndaluar hajdutët të hyjnë brenda.
Hanks dhe Wilson nuk janë viktimat e vetme të vjedhjeve në Los Angeles dhe përreth. Së fundmi, një gjë e ngjashme i ka ndodhur reperit Bhad Bhadie, aktores Sarah Hyland dhe aktorit e komedianit Marlon Wayans.
Tom Hanks dhe Rita Wilson janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata festuan 36 vjetorin e martesës në maj.
Çifti u martua më 30 prill 1988.
Hanks ishte i martuar më parë me Samantha Lewes.
Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes,
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës
Gërvalla: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër
Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje politike për tejkalimin e situatës aktuale
Në spitalin e Mitrovicës foshnja lind mbi 5
Një rast i veçantë është shënuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku