Sherri me grushta, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe shokut të tij
AA
Reperi Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas përleshjes që ndodhi në një klub nate në Pejë.
Ai po kërkohet për shkak se dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit.
Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apleon policia.
Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në
Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e
Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek,
Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore
Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe