Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur “Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. “Stresi” akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.
Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, “Stresi” është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim.
Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme
Historia e 17-vjeçarit Erind Goçllari, i cili po përballet me kushte të rënda jetese pas humbjes së nënës nga kanceri,
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me disa personalitete franceze dhe ndërkombëtare, të cilët ndër