Kërcënohet me jetë zyrtari i Prokurorisë në Pejë, shkak bëhet Noizy
AA
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, është kërcënuar pas deklaratave të tij lidhur me incidentin në një club në Pejë, ku ishte i përfshirë reperi Noizy. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në një deklaratë zyrtare, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj Shkodran Nikçit, i cili është Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës. Kërcënimet lidhen me deklaratat e tij zyrtare që kanë të bëjnë me veprimet e ndërmarra nga Prokuroria në lidhje me incidentin në diskotekë, ku ishin të përfshirë qytetarë të Shqipërisë.
Zyra e Kryeprokurorit ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet shqiptare për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Njoftimi i plotë:
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.
Besimtarët muslimanë në vendet e rajonit falim namazin
Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit
Partitë politike në Maqedoni urojnë besimtarët muslimanë për
Partitë politike në Maqedoni kanë dërguar mesazhe urimi për festën e Fitër Bajramit. VLEN në mesazhin e saj thotë se
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoni sot na pret mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të herëpashershme me diell, i shoqëruar me erëra