I përmendi ish-at, “plas sherri” mes Kiara Titos dhe ndjekësit
AA
Kiara Tito është një figurë shumë e dashur dhe aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente të lumtura me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli.
Së fundmi, Kiara ka replikuar me ndjekësit në rrjetin social X, duke dhënë një përgjigje ironike ndaj një komenti ofendues.
Një ndjekës i përmendi Kiara-s ish-partnerët, duke thënë se ajo “është e njohur vetëm për numrin e dashnorëve.”
Por Kiara nuk e la këtë koment pa përgjigje dhe reagoi me ironi, duke shkruar:
“Vazhdon tudo i kthen përgjigje vetes.
Nale dorën o Izet se ke kohë edhe nesër të ofendosh.
Mos i harxho të gjithë fishekët sonte”.
Komentet negative nuk janë të pazakonta për personazhet e njohura, por Kiara Tito ka treguar se di të përgjigjet me maturi dhe humor edhe ndaj komenteve më të ashpra.
Reagimi i Kiara-s ka fituar mbështetjen e ndjekësve të saj, të cilët e kanë përgëzuar për qetësinë dhe ironinë me të cilën i trajtoi ofendimet, duke e kthyer situatën në favor të saj.

Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar analizën më të fundit financiare për vitin 2025, e cila nxjerr në
Shkupjani me rrogën mujore 190 mijë euro
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e
Për dy vite radhazi po ulet kthimi i
Mbledhja e taksave rritet çdo vit, por për dy vjet me radhë, pagesa e rimbursimeve të TVSH-së për kompanitë ka