
Detajet/ I shtrirë në trotuar, publikohen pamjet e rëndë të 45-vjeçarit të plagosur te Komuna e Parisit!
Foto që shihni shfaqet të 45-vjeçarit Lorenc Kosta, i cili u plagos me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë nga efektivi i Policisë së Shtetit, Erion Goxharaj.
Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur disa ditë më parë, ku sipas informacioneve shkak është bërë një vajzë.
Dyshohet se Kosta ka ngacmuar partneren e Goxharajt dhe ky i fundit, pasi është konfliktuar verbalisht me 45-vjeçarin, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 5 herë në këmbë dhe kofshë, e ka fotografuar dhe më pas është larguar.
Siç deklaroi dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, autori nuk ka qenë në punë në momentin e ngjarjes, por ka dyshime se 45-vjeçarin e ka qëlluar me armën e shërbimit.
Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.