
“Po rridhte shumë gj*a*k!”/ Flet nëna e 61-vjeçarit që ra nga kati i dytë
Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima, ka rënë aksidentalisht nga kat i dytë në spitalin QSUT. Ai kishte shkuar në spital me nënën e tij për një vizitë mjekësore.
Sipas nënës së tij, Hima ishte në dritaren e katit të dytë kur është rrëzuar. Ajo e pa duke rënë dhe ka shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë bashkë me vajzën e saj. Në vendngjarje kishte shumë gjak dhe ai kishte plagë në kokë dhe ndoshta ndonjë thyerje në kraharor.
“Ai kishte ardhur për të më ndihmuar mua dhe është e tmerrshme që ndodhi kështu. E pashë duke rënë dhe nuk di çfarë të them më shumë. Mjekët thonë se tani është mirë dhe është në operim,” tha ajo.
Nëna e 61-vjeçarit theksoi se djali i saj nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë dhe ishte në spital vetëm për t’i ndihmuar. Hetimet për këtë incident janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e kësaj tragedie.