Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nagelsman qëndron prapa vendimit për largimin e Nojerit nga kombëtarja e Gjermanisë?
Sport

Nagelsman qëndron prapa vendimit për largimin e Nojerit nga kombëtarja e Gjermanisë?

August 23, 2024

AA

Sipas një raporti të “BILD”, kontaktet mes kapitenit të Bajernit dhe trajnerit të kombëtares thuhet se kanë qenë shumë të rralla, pas humbjes së hidhur në çerekfinale të Kampionatit Europian kundër Spanjës. Thuhet se nuk ka pasur asnjë bisedë me Nagelsmann. Kjo marrëdhënie e tensionuar thuhet se kthehet në kohën kur Nagelsman ishte ende trajner i bavarezëve dhe pati një mosmarrëveshje me mikun e vjetër të Manuelit dhe trajnerin e portierëve Toni Tapaloviç. Tapaloviç u shkarkua me nxitjen e Julianit, gjë që rëndoi ndjeshëm në marrëdhënien mes tyre.

Vetë Nojer mori vendimin e tij vetëm natën e së martës dhe e informoi Federatën Gjermane të Futbollit të mërkurën në mëngjes. Portieri bavarez ua dha lamtumirë tifozëve në një video emocionuese në “Instagram”: “Do të vite kjo ditë në një moment të caktuar. Karriera ime me kombëtaren gjermane të futbollit përfundoi”.

Edhe ata që e rrethojnë janë të befasuar nga vendimi i Manuelit. Sipas “BILD”, disa burime madje donin të konfirmonin se Nojer kishte menduar të vazhdonte deri në Kupën e Botës 2026 dhe të dilte në fushë vetëm përgjatë ndeshjeve ndërkombëtare në shtator. Por në fund 37-vjeçari vendosi ndryshe. Nagelsman gjithashtu komentoi dorëheqjen e Nojer në një deklaratë: “Edhe nëse mund ta kuptoj vendimin e Manuelit dhe motivet e tij, largimi është një humbje e madhe sportive dhe personale”, tha “timonieri” i Gjermanisë.

“Manuel i dha formë portierit si askush tjetër në historinë e futbollit”. Vetë Nojer bëri “homazhe” për kohën e tij si kapiten i ekipit kombëtar: “Të isha kapiten i kombëtares gjermane për më shumë sesa shtatë vjet, derisa u lëndova, diçka shumë e veçantë për mua”.

Pritet me interes nëse do ketë “shigjeta” në distancë mes Nojer dhe Julian Nagelsman, teksa “xixat” e para kanë filluar të shfaqen në horizont.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë, por kërkojmë

November 18, 2026
Kosovë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës pas vendimit

November 18, 2026
Kosovë

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa

November 18, 2026
Kosovë

Përparim Rama me mesazh epik për Kurtin: Zgjohu se na

November 18, 2026
Kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5197
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15531
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë,

Maqedonia e Veriut është e gatshme për dialog me Bullgarinë me qëllim tejkalimin e kontestit dypalësh, por kërkon parashikueshmëri në

Kosovë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin e dytë

Kosovë

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Triovetura Corporation” SH.P.K., pas ankesës së një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.