Dua Lipa mahnit në fotografitë me bikini nga pushimet në Ibiza
AA
Dua Lipa ka ngritur temperaturat teksa ka ndarë një sërë fotografish në bikini nga pushimet e saj luksoze në Ibiza.
Këngëtarja, 29 vjeçe, u nis për në ishullin spanjoll javën e kaluar për të festuar ditëlindjen e rrethuar nga miqtë dhe familja.
Në një postim në Instagram, ajo tregoi momentet kryesore të udhëtimit të saj dhe disa selfie të mrekullueshme me rroba banje.
Dua ka vënë në pah barkun e sheshtë me një triko shumëngjyrëshe dhe një minifund me dantella.
Krijuesja e hitit “Levitating” ka nxjerrë në pah këmbët e tonifikuara, gjersa rrinte në një shkallë me një bluzë të kuqe dhe me pantallona të shkurtra.
Ajo dukej se po kalonte një kohë të mirë në rrezet e diellit me miqtë e saj, duke shijuar një shishe verë dhe duke luajtur letra.
Ylli i famshëm ka qenë e shoqëruar nga motra Rina dhe vëllai i vogël, Gjin si dhe një grup miqsh të saj.
I dashuri i saj, aktori Callum Turner, gjithashtu ka qenë i pranishëm në këtë udhëtim.


Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot në Dubai ka zhvilluar
Kryeparlamentari Gashi takon drejtuesit e IRI-it në Uashington
Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Miteva: Programi Qeveritar për vitin 2026 është një
Qeveria në seancën e sotme e miratoi programin e punës së Qeverisë për vitin 2026, i cili përfaqëson një dokument