Edona James: Operacioni për ndërrimin e gjinisë ishte 50/50 siguri për të jetuar, por nuk jam frikësuar
AA
Transgjinorja Edona James ka qenë kryefjala e mbrëmjes së premte në Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi ajo rrëfeu historinë e saj të vështirë të familjes, ndërrimin e gjinisë dhe për mënyrën se si u rrit mes vështirësive me një nënë të ndarë nga burri dhe një njerk që nuk e donte.
Gjatë rrëfimit të saj, bukuroshja nga Suhareka është shprehur se ka qenë e lumtur që e ka ndërruar gjininë.
Ajo është shprehur se ka qenë operacion i rëndë që i është nënshtruar për të ndërruar gjininë, dhe që sigurisht ka pasur rreziqet e veta.
“E kam ditur se operacionin që e kam bërë për të ndërruar gjininë ka qenë 50 me 50 për jetë. Kam thënë edhe me vdek e di se për çfarë po e bëjë, po e bëjë për jetën time”, tha Edona.
“Por po e bëj për atë se çfarë dua të jem. E kam ditur se për çfarë bëj dhe jam e lumtur”, tha Edona.
E si befasi mbrëmjen e spektaklit, për vizitë i shkoi kunata bashkë me dy nipërit e saj, duke i dhënë motiv që të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova.
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qasje, sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të
Gërvalla pret në takim ambasadoren e Kroacisë, flasin
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku u
Haxhiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vulosi të
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes