Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Publicisti serb në Al Jazeera befason me deklaratën për Vuçiqin lidhur me Kosovën
Kosovë

Publicisti serb në Al Jazeera befason me deklaratën për Vuçiqin lidhur me Kosovën

September 4, 2024

AA

Publicisti serb, Nenad Kulaçin e ka shkruar një opinion në Al-Jazeera në gjuhën serbe, ku ka argumentuar se si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “është pajtuar me humbjen e Kosovës”.

“Nëntëdhjetë minuta pas nisjes së avionit presidencial francez francez nga pista e aeroportit Nikola Tesla në Beograd, ku po transportohej presidenti Emmanuel Macron, forcat speciale të Kosovës bastisën ato pak institucione serbe që kishin mbetur në veri të Kosovës”. Kështu e nis shkrimin e tij Kulaçin, duke përshkruar se si Vuçiqi u nis po atë ditë për në Pragë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ishte mbledhur me disa persona për të kënduar këngë nacionaliste dhe se si kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq e vazhdoi “turin e saj në programet e mëngjesit”.

“Të gjithë, në krye me Vuçiqin, sikur ishin pajtuar me faktin se Kosova ishte e humbur. E gjithë kjo ta kujton shumë riintegrimin paqësor të Sllavonisë dhe Baranjës në Kroaci në fillim të vitit 1998”, shkruan ai.

Kulaçin shkruan se si Vuçiqi “i është dorëzuar Prishtinës. Ai thotë se “me të drejtë shtrohet pyetja nëse Serbia ka ende çfarë t’i dorëzojë Kosovës”.

“Që prej ardhjes së Vuçiqit në pushtet, serbët e kanë humbur në mënyrë të njëpasnjëshme juridiksionin pjesë-pjesë dhe ia kanë dorëzuar autoriteteve në Kosovë. Së pari, me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, Beogradi ia dorëzoi Prishtinës vetëqeverisjen lokale, e cila që atëherë është zgjedhur në përputhje me ligjet e Kosovës. Në atë pako është pranuar policia e Kosovës dhe një numër i madh i serbëve e kanë pranuar atë uniformë të re. E gjithë pjesa veriore e Kosovës, duke përfshirë enklavat me shumicë serbe, hynë nën sistemin gjyqësor të Kosovës. Gjithçka që ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk ka dashur ta pranojë, Vuçiq e ka pranuar me nënshkrimin e kryeministrit të atëhershëm Ivica Daçiq dhe mbi të gjitha – tërheqjen e strukturave paralele serbe nga Kosova”, shkruan ai.

Gazetari serb thotë se “Vuçiq arriti t’i portretizojë të gjitha këto si fitore të politikës së tij”.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

November 15, 2026
Kosovë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër

November 15, 2026
Kosovë

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5178
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15494
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili

Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë

Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

Shkruan: Naser PAJAZITI E mbani mend “Revolucionin Laraman” të vitit 2016 në Maqedoninë e Veriut. Ishte një model revolte dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.