Erik Ten Hag jep lajmin e madh për Manchester United
Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka dhënë lajmin e shumë pritur për fansat e klubit.
Trajneri holandez ka konfirmuar rikthimin e Lisandro Martinez dhe Casemiro në stërvitje.
Casemiro ka qenë jashtë fushave për disa kohë për shkak të një lëndimi të muskujve hamstring, që e pësoi në muajin nëntor, ndërsa Martinez po rikuperohet nga operimi në gju.
United ka hasur në vështirësi këtë sezon, teksa gjenden në pozitën e tetë në tabelë dhe janë eleminuar nga Liga e Kampionëve dhe Carabao Cup.
United do e nis kampanjën e tyre në FA Cup në udhëtim ndaj Wigan Athletic të hënë nga ora 21:15.