Rafinja, më i miri i muajit gusht në La Liga
Sulmuesi i Barcelonës, Rafinja, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit gusht në La Liga. Hansi Flik dhe Lamine Jamal janë shpallur trajneri më i mirë i muajit gusht dhe lojtari i ri më i mirë.
Barcelona e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin në La Liga duke i fituar katër ndeshjet e para. 27-vjeçari Rafinja realizoi “hat-trick” në fitoren 7:0 ndaj Real Valladolidit dhe ka poashtu edhe tri asiste.