U dhunuan barbarisht nga grupi serb në Mal të Zi, flet mjeku i njohur dhe zbulon gjendjen e tre shqiptarëve
Astrit Lahi, mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës, ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi. Sipas mjekut djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë. Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabilizuar.
‘Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminimet e para vihej re se kishin dëmtime, në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminimet përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë ën spitalin rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë.
Në përgjithësi ishin në të njëjtën situatë nuk paraqisnin probleme neurologjike. Koshiencë të qartë njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta që u bë me okulistin pa probleme madhor ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativisht e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për ri kontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi.’- tha mjeku.