Çfarë fati! Amerikani fiton lotarinë prej 500 mijë dollarëve në ditëlindje
Burri nga Ohio fiton çmimin e lotarisë prej 500 mijë dollarëve në ditëlindjen e tij
Një burrë nga Ohio kishte shumë arsye për të festuar kur fitoi çmimin ndërsa festonte ditëlindjen e 40-të, shkruan upi.com.
Lotaria e Ohios tha se burri fatlum bleu një biletë gërvishtëse prej 10 dollarësh Mega Multiplier nga Speedway në Tiffin Avenue në Findlay ndërsa festonte ditëlindjen e tij të 40-të.
Bileta doli të ishte një fituese prej 500 mijë dollarësh.
Amerikani deklaroi se paratë do t’i shpenzojë në udhëtime dhe do të bëjë investime të ndryshme. /Telegrafi/