Fero: Mjerë ata të cilët kalojnë në periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen
AA
Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka ndarë disa detaje së fundmi të jetës private, të cilat janë bërë krye-diskutim në mediet e shtypit rozë.
Ai gjatë dy paraqitjeve televizive po edhe në rrjetet sociale, ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, po e nxjerr jashtë vendit vajzën e tyre pa autorizimin e tij. Derisa për këtë ka kërkuar edhe drejtësi nga autoritetet përkatëse.
Periudha në të cilën është duke kaluar, e ka çuar në disa emocione të pakëndshme, të cilat i shprehu sërish në rrjetet sociale.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili Kur’anin na bëri mrekulli jetësore që rehabiliton shpirtat. Vetëm atij i qofshim falë”, shkroi ai në një postim në ‘InstaStory’.
“Mjerë ata që kalojnë periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen”, reagoi me një tjetër postim në llogarinë e tij.
Në një periudhë të paspecifikuar, ai pretendon se ish-bashkëshortja Arbenita, e mori vajzën e tyre jashtë vendit, pa lejen e tij. Fero gjithashtu deklaroi se Arbenita për ta arritur këtë nxori një pasaportë false, apo një pasaportë që ai nuk ishte në dijeni.


LSH: Afrim Gashi, dikush po ta nxeh ujin
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha se është më mirë të
Gashi pret momentin e duhur për ta vënën
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se seancën për votimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, do ta
Klekovski: Nuk dua të jap afate për ujin
Uji në Gostivar ende nuk nuk mund të përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit. Që Agjencia e Ushqimit dhe