Për shkak të kërkesës së lartë, Dua Lipës i shtohet edhe një datë në Liverpool – konfirmohet nga skuadra angleze
AA
Dua Lipa tashmë ka bërë të ditur datat për turneun e vitit 2025 për albumin e saj “Radical Optimism”.
Nga 11 maji, artistja shqiptare do të fillojë turneun në Evropë, ku do të performojë në vende të shumta.
Më 24 qershor këngëtarja do të mbajë një koncert në Liverpool të Anglisë, por për shkak të kërkesës së lartë, në këtë qytet iu është shtuar edhe një datë.
Kështu, Dua Lipa do të këndojë për dy ditë radhazi në Stadiumin Anfield të Liverpool-it.
Kjo u bë e ditur sot nga vetë uebfaqja e skuadrës angleze, përmes një njoftimi në Facebook.
“Për shkak të kërkesës së lartë, një datë tjetër iu është shtuar për turneun e Dua Lipa-s, në Stadiumin Anfield të Liverpool-it, më datë 25 qershor 2025”, shkroi klubi.
Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në
Kush nga qeveritarët do të marrë pjesë në
Sytë tashmë janë drejtuar nga Haga, ku të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i
“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin
Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës