Zbuloi se s’mund të kishte fëmijë, Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë kritikët
Selena Gomez është lodhur duke u përpjekur të kënaqë pritshmëritë e të gjithëve. Këngëtarja dhe aktorja ka postuar një video në llogarinë e saj në X, ku ka festuar aftësinë për “të qenë në gjendje të jetë vulnerabël”, pasi ka marrë komente të panumërta negative kur zbuloi se ajo nuk mund të ketë fëmijë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.