Aktori i njohur për pushime në Kosovë, hajnat ia grabisin lokalin në Gjermani
Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi i cili tash e një kohë jeton dhe vepron në Gjermani, ka qenë cak i hajnave.
Përmes një njoftimi, Ibrahimi ka bërë të ditur se teksa ndodhej për pushime në Kosovë, disa persona të panjohur kanë grabitur lokalin e tij në Gjermani.
Tutje ai ka shtuar se autoritet e Policisë gjermane po bëjnë hetimet e plota për zbardhjen e rastit.
Njoftimi i plotë:
Jeni shum te lig…!
Te dashur vllezer dhe motra Shqiptar gjat qendrimit tim ne Vendlindje (Kosove) persona te pa njohur dhe te pa identifikuar deri me tani,kan thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” ne Gjermani. Autoritet e Policis Gjermane po hetojn dhe po mirren me zbardhjen e keti rasti!
Ngjarje te tilla me bejn me te fort,me bejn te kuptoj qe rruga e ndershme ësht e veshtir! Une do e kaloj edhe kte bashk me shoket dhe shqiptaret e ndershem qe me rrin ne krah.
Per pak dit do e rihap prap kte lokal qe esht foleja e Shqiptarve te ndershem ne Diasporë
Tigri nuk nalet prej Hijenave