Shota Baraliu bie pre e kamerës së fshehtë, shan dhe bërtet gjatë kohës
AA
Aktorja e njohur shqiptare, Shota Baraliu, ka rënë së fundmi pre e një kamere të fshehtë gjatë një interviste në studion e Onima.
Incidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për një intervistë ekskluzive, ku gjithçka nisi si një takim rutinë, por përfundoi në një situatë të papritur që e vuri aktoren në siklet.Shota kishte arritur në studio për të realizuar intervistën, por gjërat shpejt filluan të mos shkonin sipas planit. Kameramanët dukeshin të papërgatitur dhe po vononin fillimin e xhirimeve.
Aktorja, fillimisht me durim, priti që gjithçka të rregullohej, por kur vonesa arriti në 30 minuta, ajo filloi të humbiste qetësinë. Duke u ndjerë e pakënaqur dhe e frustruar, Shota për pak sa nuk filloi të qante nga situata e paqartë dhe e lodhshme.
Në fund të këtij tensioni, gazetari i zbuloi asaj se gjithçka ishte një kamerë e fshehtë, e përgatitur për t’i testuar durimin.
Shota u çlirua nga stresi dhe reagoi me të qeshura pasi kuptoi që situata ishte vetëm një lojë miqësore. Pas kësaj, ajo hyri në studio dhe realizoi intervistën, duke ruajtur profesionalizmin e saj të zakonshëm.
Ngjarja ka krijuar një atmosferë komike në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shpërndarë reagimet pozitive ndaj kësaj shakaje të papritur.
Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi
Dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut ka marrë përmasa shqetësuese, ndërsa institucionet akuzohen se nuk po arrijnë t’i mbrojnë
Mbi 1.000 lopë enden rrugëve të Kriva Pallankës
Problemi shumëvjeçar me lopët që lëvizin pa kontroll nëpër Kriva Pallankë ka nxitur përplasje të reja politike. Këshilltarët komunalë të
LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetares së Klan