Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)
Shqipëri

Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

September 29, 2024

AA

Nga Skënder Minxhozi/

Plot 26 vite më parë, në 14 shtator të vitit 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit, përkrahës të opozitës demokrate rrëmbyen dy tanke nga duart e ushtarëve të Gardës në bulevard, gjatë protestës së armatosur para zyrave të Fatos Nanos. Ishte dita kur shteti ra dhe kur kaosi mbizotëroi Tiranën për shumë orë. Pas mbarimit të rrëmujave, opozita i mori dy tanket dhe i vendosi në dyert e selisë së partisë, e cila ndodhej pranë Akademisë së Shkencave, tek Parlamenti. Një lloj hipoteke për t’u ndjerë të sigurt përballë një qeverie e cila në fakt kishte marrë rrugët e kishte lënë Tiranën.

Ambasadat e huaja dhe sidomos OSBE me ambasadorin e kohës Dan Everts hoqën shumë derisa bindën Sali Berishën të kthente tanket në Gardën e Republikës, aty ku u takonte të rrinin ato armë të rënda. Partia me tanke te dera ngjante vërtet keq.

Vite më pas, në një sfidë tjetër jo aq të ngjashme në dukje por po aq flagrante ndaj ligjit e shtetit të së drejtës, qeveria e Berishës e rikthyer në pushtet në 2005, refuzoi të lejonte Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama që të arrestonte disa anëtarë të Gardës pas vrasjeve të 21 janarit 2011.

Ishte një tjetër lloj sfide e kundërshtie nga vendosja e tankeve në derën e selisë, por që të dyja episodet ishin dhe janë ende dëshmi të hapura e të pandëshkuara të antishtetit që gjallon brenda qenies së Partisë Demokratike. Një organizatë parapolitike më shumë sesa një forcë e përgjegjshme që ka mbajtur frenat e shtetit në duar për shumë vite.

E vërteton këtë trajektore edhe sjellja e orëve të fundit kur pritej arrestimi i deputetit Ervin Salianji, e kur eksponentë kryesorë të partisë flirtuan me idenë e çmendur të mbylljes në seli dhe pengimit të vendimit të gjykatës për deputetin.

Ervin Salianji i shpëtoi faqen partisë së tij të premten, pak orë para se të dorëzohej tek forcat e rendit. Shpëtoi në fakt edhe veten, duke mos dëgjuar ekstremizmin “kaps” të kokave të nxehta të partisë së tij. Megjithë stresin dhe presionin e madh në të cilin ndodhej ai u tregua më i kthjellët, më i logjikshëm dhe mbi të gjitha më i përgjegjshëm se ata kolegë që kishte rreth e rrotull, të cilët duke i rrahur shpatullat po tentonin që ta shfrytëzonin burgun e tij për të ndezur një frymë proteste që s’kishin qenë të zotët ta nxisnin vetë për 12 vjet rresht nën qeverisjen e Edi Ramës.

Salianji e kuptoi se ajo që i ofronin jo vetëm i zgjaste burgun, por edhe përbënte një përdorim të ulët të një dënimi që do ta vuante vetëm ai e jo dikush tjetër. E shëmtuar sa më s’ka që PD kërkoi të nxirrte gështenjat nga zjarri duke rënduar zyrtarin e saj, e duke provokuar njëherësh një krizë të rrezikshme e me pasoja të paparashikueshme mes institucioneve të shtetit dhe partisë më të madhe të opozitës.

Një parti e madhe politike që hedh publikisht idenë, me gojën e një ish-ministri drejtësie sot sekretar i përgjithshëm dhe kryetar grupi, se nuk duhet pranuar një vendim gjykate i formës së prerë, është jo e gatshme të drejtojë një vend. Ta drejtojë siç duhet, jo si në 14 shtator apo 21 janar kur shkeli ligjin hapur e me të dyja këmbët. Ta drejtojë e jo ta përdorë shtetin dhe ligjin.

Të kesh qenë ministër drejtësie e të veprosh si Gazmend Bardhi që kërcënon gjyqtarët në prezencë të mediave dhe më pas i bën thirrje kolegut që po shkon në burg që të mbyllet në “kullën e ngujimit” të partisë, do të thotë të mos kesh asnjë gram koshience politike e qytetare në lidhje me atë që përfaqëson përballë shqiptarëve të thjeshtë. Të cilët nuk e kanë luksin (dhe as dëshirën) që të sfidojnë drejtësinë, por i zbatojnë vendimet e gjykatave edhe kur goditen rëndë prej tyre.

Nëse elita politike e këtij vendi vazhdon edhe sot, 33 vjet pas rënies së komunizmit, të japë këtë lloj shembulli në lidhje me respektin për ligjin dhe institucionet e pavarura të shtetit, do të thotë se na duhet një elitë tjetër. Jemi ngopur me fantazmat e viteve ’90, na vret sidomos kur shohim që edhe ata që vetëquhen të rinj sillen si krerët e moshuar që e kanë mbyllur kohën e tyre majë kalit të pushtetit. Për këta të dytët është ilaç koha, kurse të parëve s’ka ilaç që u bën punë. Përveç votës…

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

November 18, 2026
Maqedoni

Sa shqiptarë lidhin martesa të përziera në Maqedoninë e Veriut

November 18, 2026
Maqedoni

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

November 18, 2026
Maqedoni

Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe

November 18, 2026
Kosovë

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5202
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15536
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetares së Klan

Maqedoni

Sa shqiptarë lidhin martesa të përziera në Maqedoninë

Shkruan: Ridvan Ismaili Statistikat e fundit për periudhën 2021–2025 sjellin në vëmendje një pasqyrë të qartë të tendencave martesore dhe

Maqedoni

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa

Rreth 11 mijë familje janë prekur nga ndërprerja e sigurimit shëndetësor për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.