Judi Dench, John Cena dhe të famshëm të tjerë do të jenë zëri i chatbotit Meta AI
AA
Judi Dench, John Cena dhe Awkwafina do të jenë prapa zërit të Meta AI – inteligjenca artificiale që do të lansohet nga kompania Meta.
Si pjesë e një përditësimi të modelit të saj Llama, njerëzit tani do të jenë në gjendje të komunikojnë me Meta AI – një chatbot i ngjashëm me softuerin ChatGPT – duke folur e marrë përgjigje nga zëri i të famshmëve.
Zëri i Kristen Bell i Frozen dhe i komedianit Keegan-Michael Key do të jenë gjithashtu opsione.
Foto: Mark Zuckerberg / AP
Gjatë konferencës vjetore të Meta-, Connect, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg prezantoi gjithashtu produktin Orion, një set syzesh inteligjente që ai i përshkroi si “syzet më të avancuara që ka parë ndonjëherë bota”.
Ashtu sikurse Orion, ai tregoi përditësimet e një palë syzeve inteligjente që Meta ka zhvilluar me Ray-Ban, të cilat tani do të mund të bëjnë drejtpërdrejt përkthime.
Meta AI tani ka 500 milionë përdorues, tha kompania.
Kërcënimet në rrjetet sociale, 8 ditë paraburgim për
Prokuroria e Kumanovës ka nisur procedurë kundër një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, i dyshuar se përmes rrjeteve sociale ka fyer
Pas deklaratës për vendimin e Hagës, të rinjtë
Pas qendrimit të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, i cili gjatë ditës së djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale,
Gashi: Intuita më thotë se nuk do të
Tani kur tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është aktualizuar sërisht, aktorët kryesor në shtet, pyeten për mundësinë e mbajtjes