Guardiola: Asnjëhere Erlingu nuk është i zemëruar me trajnerin
Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Man. Sitit dhe e bën këtë me një rezultat të pastër, duke fituar 4-0 ndaj Slovan Bratisllava. Trajneri vlerësoi Ilkaj Gundoganin, i cili u rikthye këtë vit te “qytetarët”.
“Ai luajti në një nivel që ne e dimë se mund ta bëjë. Kundër Neëcastle ai ishte protagonist i një ndeshjeje jo shumë të mirë. E kam parë në 8 apo 9 vitet e fundit, ai dje zhvilloi një lojë fantastike. Më pëlqen të jem trajner i kësaj skuadre, i dua ata!”, tha Guardiola.
Një nga protagonistët ishte i riu MekAti, që shënoi edhe një gol të rëndësishëm.
“Ne jemi shumë të lumtur për të! Ai është i adhurueshëm, të gjithë fëmijët e duan atë… Ai lëviz shumë mirë në hapësira të ngushta. Ky gol do të jetë një nxitje e madhe për të. Ne duam ta bëjmë atë të ndihet pjesë e grupit dhe në gjendje të luajë pa asnjë hije dyshimi. Ne kemi shumë besim tek ai dhe do të na ndihmojë në shumë ndeshje . Unë e di se gjithmonë mund të mbështetem tek ai”, tha Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll foli për Erling Haaland, që u zëvendësua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
“Erling nuk është kurrë i zhgënjyer nga trajneri i tij… Kurrë, kurrë! Si trajner, jam më i sigurt dhe i lumtur kur Erling është në fushë. Unë do ta mbaj gjithmonë në fushë, por rezultati ishte 3-0 dhe me kaq shumë ndeshje që kemi duhet të kujdesemi për të. Ai pati një goditje të fortë në ndeshjen e fundit kundër Njuikasëllit. Ai shënoi golin e 3-0, e bëri detyrën e tij”, tha Guardiola.