“Reaguam shumë mirë pas disfatën, i lumtur me kthimin e De Jongut”
Kapiteni dhe lideri i Barcelonës, Rafinja, e mbajti mbi supe skuadrën në fitoren 5-0 ndaj Jang Bojs në Ligën e Kampionëve. Madje duke shënuar edhe një gol e dhënë një asist.
“Pas humbjes ndaj Monako dhe ndeshjes së kampionatit e dinim që duhej të përgjigjeshim shpejt. Fizikisht jemi shumë mirë dhe me tifozët tanë që na mbështesin është gjithnjë e më e lehtë. Ajo që ka ndryshuar më shumë në mënyrën time të lojës është pozicioni im. Gjithmonë kam pasur dëshirë për të bërë mirë. Gjithmonë duhet të vrapojmë, nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbim, e rëndësishme është të shënojmë shumë”, tha Rafinja.
Duke folur për rikthimin e De Jong, Rafinja u shpreh I lumtur me kthimin e holandezit.
“Jam i lumtur për Frenkie, ai jep shumë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Është shumë emocionuese ta shoh atë të luajë përsëri. Ndihem i lumtur që mund ta ndaj përsëri fushën me të,” tha në fund Rafinja.
Sfida e radhës për Barcelonën është në La Liga dhe përball skuadrës së Alavesit në transfertë, më 6 tetor në orën 16.15.