Pas akullores me vajë ulliri, Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme: Cola dietike me lëngë të turshive
Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e njohur edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore, pasi së fundmi ndau me ndjekësit një tjetër recetë unike me ndjekësit e saj.
Këngëtarja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shkaktoi reagime të shumta të premten pasi ndau recetën e saj të veçantë për Diet Coke, ku përfshinte lëng turshie dhe lëng jalapeno në përzierje, shkruan DailyMail.
Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, diet coke dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.
Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng jalapeno dhe disa copa jalapeno për ta kompletuar pijen.



