Robert Levandovski i bashkohet Erling Hallandit në garën për “Këpucën e Artë”
Pas triumfit të Harri Kejnit, sezonin e kaluar, nisi sërish ndjekja për “Këpucën e Artë”, trofeun e lakmuar, të destinuar për sulmuesin më të mirë të sezonit. Erling Haaland, fituesi i sezonit 2022-2023, dëshiron ta rimarrë trofeun menjëherë dhe tashmë i ka bërë të qarta gjërat në këtë drejtim, duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e para të Premier Ligës (megjithatë mbeti pa gola në dy sfidat e fundit).
Qendërsulmuesi norvegjez, ndër lojtarët që mund të ketë koeficient më të lartë se 1 (të gjithë të tjerët nuk janë marrë në konsideratë), është në krye të renditjes për momentin, sa i takon “Këpucës së Artë” europiane, por iu bashkua në fundjavë Robert Levandovski, i cili shënoi tre gola kundër Alaves.
Në vendin e tretë të podiumit është Viktor Gojkeres, përpara Omar Marmoush të Aintrahtit, shënuest të dy golave kundër Bajern Munihut. Ndërkohë, në vendin e pestë janë Markus Turam i Interit dhe Mateo Retegui i Atalanta, golashënuesit më të mirë të Serie A për momentin. Kujtojmë se çdo gol në 5 ligat kryesore europiane (Premier Liga, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) vlen 2 pikë për “Këpucën e Artë” të kontinentit, ndërsa golat në ligat e tjera nga 1.5 pikë.
Renditja aktuale e “Këpucës së Artë” në Europë:
Erling Haland (Man. Siti) – 20 pikë
Robert Levandovski (Barcelona) – 20 pikë
Victor Gojkeres (Sporting) – 16.5 pikë
Omar Marmoush (Aintraht Francfurt) – 16 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 14 pikë
Markus Thuram (Inter) – 14 pikë
Albert Gronbaek (Bodo/Glimt, Rennes) – 14 pikë
Henrik Meister (Sarpsborg, Rennes) – 14 pikë
Ayoze Perez (Villarreal) – 12 pikë
Bredli Barcola (Paris Saint Zhermen) – 12 pikë