Rihanna ka postuar një seri fotosh në Instagram në të cilat pozoi për fushatën e fundit të markës së saj Savage x Fenty dhe Diesel dhe i ka gëzuar fansat me ndryshimin e imazhit.
Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me të brendshme të kuqe, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një fund të kuq dhe një pallto të kaltër.
Por vëmendjen e fansave e tërhoqi ngjyra e kuqe e flokëve, të cilën e kishte në vitin 2010, kur publikoi albumin e saj të pestë në studio të quajtur Loud.
Postimi i saj ka mbledhur më shumë se 2.1 milionë pëlqime në vetëm 24 orë që nga postimi.
“Sensacionale! Dukesh perfekte me të kuqe”, “Ti e trondite”, “Përsosmëri” dhe “Nuk ke konkurrencë”, janë disa nga komentet e fansave.
Kujtojmë se pak më shumë se një vit më parë këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin Riot, me partnerin e saj ASAP Rocky. Rihanna dhe reperi janë në një lidhje prej katër vitesh dhe ajo solli në jetë djalin e parë të RZA në maj të 2022-shit.
View this post on Instagram
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas seancës së sotme lidhur me çështjen e presidentit ka thënë se
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një paraqitje sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se në zgjedhjet