Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka reaguar pas një lajmi të rremë që është shpërndarë në rrjete sociale.
Një faqe ka bërë reklamë me imazhin e saj, teksa kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer fare artistes, e cila e paralajmëroi ashpër atë që e ka bërë.
“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”, kështu nis reklama.
Ndërkohë, më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të këngëtares së mirënjohur (pa ndërhyrje):
“vini re – LAJM I RREMÊ #MASHTRIM NGA FAQE TË RREME
Sapo më dêrguan një link me këtê intervistê të sajuar , ku medemek tregoja sekretet e rinisê time.
E medemek na qënkêrka ky krem ( që e kanë vendosur në dorên time )
Kujtdo që mund ti dalë kjo reklamë , ju lutem më dërgoni linqet.
Kushdo që ka përdorur figurên tine pêr të reklamuar produket e veta , do të pêrballet me gjykatën.
( nëse do të reklamoja dicka, do të ishte në faqen time)
Siç e keni parë, në kêtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi”.
View this post on Instagram
Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit
Partitë politike në Maqedoni kanë dërguar mesazhe urimi për festën e Fitër Bajramit. VLEN në mesazhin e saj thotë se
Në Maqedoni sot na pret mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të herëpashershme me diell, i shoqëruar me erëra