Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 ‘Dora’ e butë e Prokurorisë, lirohet nipi i Kaçës që dyshohet se kërcënoi policin e Njësisë Speciale në Mitrovicë
Kosovë

‘Dora’ e butë e Prokurorisë, lirohet nipi i Kaçës që dyshohet se kërcënoi policin e Njësisë Speciale në Mitrovicë

January 9, 2024

AA

Nipi i Besim Zeqirit – Kaça, i njohur si ‘bossi’ i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë, për shumë vite me radhë është futur sërish në telashe me Policinë e Kosovës. Valdet Zeqiri, i cili po dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor qëndroi në arrati për një periudhë të shkurtër, derisa u sigurua prezenca e tij. Ndaj të riut me të kaluar kriminale, dora e Prokurorisë ka qenë e butë, duke e lënë të lirë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, Zeqiri i cili po dyshohet për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” është dorëzuar të hënën pasdite në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Por, me kaq e ‘përfundoi’, pasi Prokurori i Shtetit u tregua i butë, pasi vendosi të mos urdhërojë masën e ndalimit policor, por ta lirojë nipin e Kaçës.

Si dyshohet se ndodhi rasti?

Më 7 janar, në rrugën “Muhamet Gashi” në Mitrovicë, Valdet Zeqiri po dyshohet se e ka kërcënuar një zyrtar policor të Njësisë Speciale në Mitrovicë.

Zeqiri – i cili disa herë ka qenë i arrestuar për kontrabandë me mallra, dyshohet e ka penguar zyrtarin policor teksa po lëvizte me veturën e tij, e ka provokuar dhe më pas e ka kërcënuar. Gjithçka dyshohet se lidhet me rastet për të cilat i njëjti ishte prangosur në të kaluarën dhe në shenjë revolte, ka tentuar t’i qërojë hesapet me policin.

Rasti ishte denoncuar menjëherë nga zyrtari policor, i cili ka dhënë deklaratën e tij për incidentin, ndërkohë që është iniciuar hetim dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme.

Por pasi u sigurua prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit vendosi që ta hetojë rasti në procedurë të rregullt.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.