Policia: Javën e parë të janarit sekuestruam pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së parë të janarit janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion në rajonin e Prishtinës.
Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.
Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.